Bayern Munchen me rekord të ri në Champions League

Tetë fitore rresht në ndeshjet e grupeve të Champions League si ekip udhëtues. Bayern Munchen marr maksimumin në çdo transfertë europiane që prej dhjetorit të vitit 2020 kur ndalej në barazim 1-1 kundër Atletico Madrid.

Ky është një rekord për UEFA Chamipions League por ajo që është edhe më befasuese është se Bayerni ka fituar 16 ndeshjet e fundit radhazi në grupet e Ligës së Kampionëve dhe aktualisht është në një seri mbresëlënëse prej 37 ndeshjesh pa humbje në turne. “Ekipi mund të jetë krenar për serinë. Për të vazhduar të tregojë këtë mentalitet dhe uri, kjo është ajo që ka të bëjë me Bayernin. Unë jam krenar që jam pjesë e kësaj”, ka thënë Thomas Tuchel.

sfidanti.al