Akil Gjakova ka arritur të fitojë medaljen e argjendtë në Grand Slamin e xhudos që po zhvillohet në Abu Dabi. Një paraqitje e mirë e xhudistit kosovar, i cili vetëm në finale u mposht nga xhudisti uzbekistanas, Shakhram Ahadov. Deri në momentin e mbërritjes në finale, ai kishte realizuar pesë fitore, duke treguar një formë të jashtëzakonshme. Edhe në finale paraqitja ishte e një niveli të lartë, pavarësisht humbjes.
Kjo është medalja e parë për këtë vit për xhudistin nga Kosova në nivele të larta. Në Lojërat Mesdhetare të vitit të kaluar arriti të sigurojë medaljen e bronztë, por që nuk llogaritet në mesin e garave të mëdha si aktivitet. Ndërkohë, në vitin 2021, në muajin prill, arriti të fitojë medaljen e artë europiane.