“Që prej ditës kur Cristiano Ronaldo ka mbërritur në klubin e Al Nassr, të gjithë lojtarët stërviten më shumë dhe po ndjekin një dietë strikte. Nuk kam parë asnjëherë një gjë të tillë. Lojtarët e kanë përmirësuar trupin e tyre me pothuajse 90 % dhe kanë shtuar muskujt. Ronaldo vetë ndjek një dietë mesdhetare ku për mëngjes konsumon ushqime me shumë proteina si djath dhe kos, në drekë nuk mungon asnjëherë mishi i bardhë. Në tavolinën e tij nuk mungojnë gjithashtu as sallata, vezët dhe domatet apo vaji i ullirit. Atij i pëlqen të konsumojë edhe fruta pa përmbajtje sheqeri e me shumë fibra ndërsa avokado me vitaminat A dhe C është e përhershme. Ai nuk konsumon asnjëherë ëmbëlsira, ushqime të skuqura ndërsa ushqimin e shoqëron përherë me ujë. Ai është një nga më të mirët në histori por ka arritur të ndërtojë edhe një universitet të vërtetë përsa i përket mënyrës së të ushqyerit sepse çdo gjë që ai bën e bën për të rritur performancën e tij personale”.
Ky është rrëfimi i nutricionistit të Al-Nassr, jeta dhe profesioni i të cilit duket se ka ndryshuar me mbërritjen e luzitanit në Arabinë Saudite. CR7 ka ndrshuar përfundimisht metodologjinë e të ushqyerit dhe atë të stërvitjes te klubi nga Rijadi, duke u bërë një shembull i vërtetë për të gjithë shokët e skuadrës.