Liga e Kampioneve 2019/2020 ka një padron absolute; Bayernin e Mynihut. Pas fitores së madhe 8-2 ndaj Barcelonës, bavarezër konfirmuan edhe njëherë se janë skuadra për t’u mundur në këtë edicion. Statistikat e Lewandowski&Co flasin vete dhe nuk lënë asnjë hapësirë për interpretime. Duke parë shifrat, në këtë sezon evropian Bayerni vetëm ka fituar, një rrugëtim që I ka vendosur kampionët e Gjermanisë në krye të listës së favoritëve për fitoren finale të trofeut
Dhe e gjithë kjo falë një skuadre të bashkuar nën urdhrat e Flick, e ndërtuar me shumë pak shpenzime, por plot me talente. Formacioni i Bayernit në ndeshjen me Barcelonën kishte një vlerë totale prej 100 milionë Eurosh, te Barcelona vetëm Griezmann kushtoi 120 milionë, një detaj që nuk kaloi pa u vënë re në Da Luz dhe që konfirmon punën e jashtëzakonshme te bërë nga drejtuesit e klubit bavarez në merkato dhe me skuadrat zinxhirë.
Ndaj Barcelonës, protagonist kryesor u bë Mueller, por është prova e forcës së skuadrës që impresionoi. Një makinë perfekte në gjendje që të vërë para këdo që i shfaqet përballë. Duke nisur nga kimmich dhe Davies që ishin në gjendje që të mbronin krahët dhe të sulmonin me vazhdimësi dhe vendosmëri duke i dhënë dinamizëm dhe papashikueshmëri manovrës sulmuese të Bayernit. Dy probleme për Barcelonën, që së bashku me konkretizimin, cilësitë në mesin e fushës të Gnabry e Goretzkës dhe ‘ligësisë’ të Coutinhos bënë diferencën. Të gjithë kësaj i shtohet edhe Lewandowski i pandalshëm dhe gjithnjë i pranishëm në listën e shënuesve dhe Perisic i rikthyer në formën e tij.
Por nuk përfundon këtu. Përvec atyre që ishin në fushë, sekreti i këtij super Bayerni është edhe në stol. Pas shkarkimit të Niko Kovac në nëntor të 2018, Hans-Dieter Flick mori në dorë skuadrën duke bërë të qarta disa koncepte; intensitet, presing i fuqishëm dhe zotërim topi, armë që u dhanë bavarezëve besim dhe pikë, shumë pikë. Të drejtuar nga Flick, Bayerni ka regjistruar një mesatare 2.74 pik për ndeshje në 31 sfida zyrtare. Shifra të jashtëzakonshme që në Ligën e Kampioneve u transformuan në dominim total.
Sfidanti.al