Zakonisht thuhet “nuk kam shkopin magjik” apo “nuk jam magjistar”, ndërsa trajneri i Barcelonës ka gjetur një batutë tjetër për të bërë thirrje që tifozët të kenë durim sepse është shumë shpejt për të ëndërruar. Siç theksojnë mediat katalanase, Ksavi Hernandez, po jeton ditët më të mira që kur është ulur në stol, me fitore në La Liga dhe me kualifikim në Ligën e Europës ndaj Napolit, ndërsa Barça po luan shumë mirë futboll. “Unë nuk jam më i bukuri në botë që të fitoj tani, – tha Ksavi, – e di se tek Barcelona kërkohet vetëm fitorja, por tifozët le të vlerësojnë që ne po japim shpirtin në fushë. Gjithsesi, ne e dimë se këtu kërkohet veëm fitorja dhe do të bëjmë çmos për t’ia dalë”. Barcelona pret Atletikun e Bilbaos në “Kamp Nou”, në një ndeshje delikate, ku kërkohet suksesi për të mbetur në zonën Champions.
Sfidanti.al