Liverpuli kryeson renditjen e përgjithshme historike të ligës angleze!

Askush nuk ka më shumë ndeshje sesa Evertoni në elitën e futbollit ishullor, por gjithsesi klasifikimin e tabelës së 133 viteve e kryeson skuadra tjetër e qytetit. Është Liverpuli ekipi me më shumë pikë në të gjitha sezonet e Divizionit të Parë anglez dhe të Premier Ligës (që nga 1992). Të kuqtë kanë gjithsej 7064 pikë, duke qenë të vetmit që e kanë kaluar kufirin e 7 000 pikëve. Edhe pse kanë më pak ndeshje se Evertoni (4 235 ndaj 4 617), sërish të kuqtë e “Anfildit” janë paraqitur më mirë me 2 005 fitore, 1 049 barazime dhe 1 181 humbje. Liverpuli është po ashtu ekipi i vetëm që ka mbi 2 000 fitore. Në krye është edhe për numrin e golave të shënuar (7 085) dhe për diferencën në golaverazh (+1 988). Vetëm për titujt, Liverpuli është i dyti me 19, ndaj 20 të Mançester Junajtidit, që është në vend të katërt në renditjen e përgjithshme me 3 880 ndeshje dhe 6 544 pikë.

Sfidanti.al