Largimi i Mesit nuk i ka dhënë zgjidhje halleve të katalanasve. Klubi në “Kamp Nou” ka gati 1.2 miliardë euro borxhe, ka humbur mbi 470 milionë euro sezonin e kaluar, ndërsa tifozët në stadium do të kthehen, por vetëm në nivelin 40 për qind. Gjendja financiare është kaq e keqe saqë rrogat janë 95 për qind e buxhetit, ndërsa lojtarët me paga tepër të larta si Kutinjo, Grizman apo Ymtiti nuk mund të transferohen jashtë ekipit. Klubi duhet të gjejë mënyrën që niveli i rrogave të jetë në 65-70 për qind të buxhetit, por për këtë duhen ulje nga 30 deri në 50 për qind. Kjo mund të bëjë që blerje të reja si Depai të mos munden të regjistrohen. Ka një ide që Barcelona ta ndryshojë statusin e saj si shoqëri që “kullandriset” nga ortakët, pra nga tifozët. Vetëm me ndonjë “bamirës” siç e ka PSG apo Siti, mund të dilet shpejt nga një gjendje e tillë.
Sfidanti.al