Barcelona: Në “Kamp Nou” nuk lejohen simbole për të penguar reklamat!

Ka krijuar zhurmë të madhe veprimi që ndodhi në tribunat e stadimit katalanas kur një person hoqi me zemërim një flamur të Spanjës, me emblemën e Atletikos. Kjo në sfidën që Barcelona luajti ndaj “bardhekuqve” të Simeones. Mediat e Madridit reaguan duke akuzuar katalanasit se turpëruan simbolin spanjoll, por klubi nga “Kamp Nou” reagoi me deklaratë zyrtare. “Në stadiumin tonë nuk lejohen flamuj me simbole sportive që mund të pengojnë shfaqjen e reklamave, – shkruhej në deklaratë, – kjo nuk lejohet as për simbolet e Barcelonës”.

Sfidanti.al