Ardian Ismajli vlerësohet “ngelës” në sfidën Empoli-Interi

E pamundur për të mbajtur një Lukaku në formë, e ndoshta jo edhe aq për faj të tij. Ardian Ismajli pati një pasdite të vështirë ditën e djeshme në Serinë A, pasi Interi fitoi 3-0 në fushën e Empolit ndihmuar nga Romelu Lukaku që ishte autor i dy golave. Mediat italiane i dhanë mbrojtësit të kombëtares shqiptare nota të dobëta, duke e cilësuar si njërin nga lojtarët më të këqinj në fushë. Duhet thënë se Ismajli ka pasur probleme fizike këtë sezon për shkak të dëmtimeve.

Sfidanti.al