Reagimi ndaj racizmit? Lukaku paralajërohet se do të dënohet sërish!

Është e vërtetë që 171 tifozë të Juventusit rrezikojnë të mos lejohen në stadium nga 1 deri në 5 vjet, sipas rregullores në Itali, por nga ana tjetër edhe Romelu Lukaku është i paralajmëruar. Sipas presidentit të Shoqatës Italiane të Arbitrave (AIA), Karlo Paçifiçi, sulmuesi i Interit do të ndëshkohet sërish me karton të verdhë nëse bën veprime që simbolizojnë mbylljen e gojës për publikun. Kjo ishte arsyeja që ai u përjashtua nga ndeshja e Kupës, Juventus-Inter.

Sfidanti.al