Barcelona-Man. Junajtid, dueli “bombë” i çerekfinaleveve të Championsit

Do të ketë një duel vërtet bombë në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, ai mes Barcelonës dhe Mançester Junajtidit. Dy klubet e mëdha do të ndeshen pas finaleve të lavdishme të viteve 2009 e 2011. Finalet u fituan nga Mesi me shokë, ndërsa tani “djajtë e kuq” me trajnerin e ri Ole Gunar Solskjer do të përpiqen të hakmerren. Dy skuadrat janë ndeshur edhe më parë, si në 1984 kur Junajtid eleminoi katalanasit nga Kupa e Kupave, si dhe në 1991 kur anglezët fituan finalen e Kupës së Kupave ndaj Barçës. Po ashtu, janë ndeshur në grupet e Championsit në 1993-1994 me suksese të katalanasve, dhe në 1998-1999 me barazime, por me kualifikim të Junajtidit.

Duel anglez do të jetë ai mes Totenhemit e Sitit, ndërsa Juventusi e Liverpuli patën short më të pranueshëm. Gjysmëfinalet priten tepër të forta, pasi potencialisht Juvetusi mund të jetë përballë Sitit dhe Liverpuli mund të jetë përballë Barcelonës ose Mançester Junajtidit.

Ndeshjet e para do të luhen në 9 dhe 10 prill, ndërsa ato të kthimit në 16 e 17 prill. Gjysmëfinalet janë parashikuar për në 30 prill e 1 maj, si dhe në 7 e 8 maj, me finalen në 1 qershor në stadiumin “Uanda Metropolitano” të Atletikos së Madridit.

Çerekfinalet

Ajaks-Juventus

Liverpul-Porto

Totenhem-Mançester Siti

Mançester Junajtid-Barcelona

Gjysmëfinalet

Totenhem/Mançester Siti- Ajaks/Juventus

Mançester Junajtid-Barcelona- Liverpul-Porto

Sfidanti.al