Menjëherë pas El Klasikos, të përditshmet katalanase nxitën me të madhe klubin që të bëjë një sakrificë ekonomike për të mbajtur Ronald Arauhon. Mbrojtësi uruguajan ka kontratë deri në 2023 dhe e ka hedhur poshtë ofertën e parë të Barcelonës. Nuk dihet saktësisht sesa i ofrojnë katalanasit, por dihet se ajo që ofrojnë klubet angleze e tejkalon gjithçka që mund të japin në “Kamp Nou”. Ksavi ka deklaruar se Arauho është lojtari që është përmirësuar më shumë që kur ai ka marrë detyrën. Goli i shënuar në “Bernabeu” ndaj Realit, dhe loja e tij në krahun e djathtë, ishin “rekomandimi” i duhur për ata që po e ndiqnin. Gjithsesi, nuk do të jetë e lehtë që Barcelona ta mbajë “margaritarin” e saj. Po ashtu, katalanasit duhet të bëjnë çmos për të rinovuar me yllin e ri, Gavin, si dhe me lojtarë të tjerë.
Sfidanti.al