Në moshën 53-vjeçare është duke bërë “kilometrat” e fundit të karrierës. Majk Din është një nga arbitrat më të njohur të Premier Ligës dhe të Europës, ndërsa ka vendosur që në fund të sezonit të thotë “mjaft”. Janë 22 vite karrierë, të nisura kur ai ishte 31 vjeç, dhe tashmë Din do të jetë pjesë e VAR-it. Një detyrë me përgjegjësi, por shumë më pak e lodhshme sesa e vrapimit lart e poshtë nëpër fushë. Me 114 kartona të kuq, 53-vjeçari është arbitri që më shumë i ka ndëshkuar futbollistët në këtë mënyrë, sesa çdo gjyqtar tjetër në Premier Ligë. Pas tij, besohet se Premier Liga do të humbasë shpejt edhe arbitrat e tjerë me përvojë si Andre Marriner, Martin Atkinson, Kevin Frend, Xhon Mos apo Graham Skot, që janë të gjithë 50 vjeç e lart.
Sfidanti.al