Një klub i madh duhet të sillet gjithnjë si i tillë dhe të bëjë llogari me të ardhmen. Kjo dihej edhe jashtë futbollit kur shtetet bënin luftë në mesjetën e hershme dhe ia dilnin duke marrë para hua me fajde, përpara sesa të krijoheshin bankat moderne. Zhoan Laporta do të ketë një “shteg” të tillë për të ecur përpara dhe për ta mbajtur të madhe një Barcelonë që ka një borxh të frikshëm. Mediat madrilene shkruajnë se presidenti i sapozgjedhur do të bëjë luftë me Realin dhe presidentin e tij, Florentino Perez, për dy lojtarë si David Alaba dhe Erling Haland.
Alaba është e sigurt që do të largohet nga Bajerni në verë, dhe për të interesohet Reali, por edhe PSG (apo klube angleze), veçse në garë pritet të hyjë edhe Barça. Halandi ka kontratë në Dortmund, por vështirë të qëndrojë aty pa Champions ndaj edhe konkurrimi për të pritet të nisë shpejt. Për mbrojtësin austriak shpenzim është vetëm rroga, ndërsa për Halandin do të duhen edhe nja 100 milionë euro të paktën për kartonin. Detyra e parë e Laportës është të gjejë paratë, e dyta që të bindë lojtarët se Barcelona është ekipi që u siguron trofe dhe lavdi.
Sfidanti.al