Sulmuesi polak është i vendosur që të largohet nga Mynihu dhe kjo me shumë gjasë do të ndodhë. Gjithsesi, nuk është e sigurt që destinacioni i radhës për Robert Levandovskin do të jetë Barcelona. Katalanasit vazhdojnë të kenë probleme financiare, edhe pse duket se situata po qartësohet, dhe La Liga për momentin nuk i lejon që ta marrin sulmuesin polak nga Bajerni. Sipas mediave britanike, Mançester Junajtidi është gati t’ia hedhë Levës “kamerdaren e shpëtimit”. Trajneri Ten Hag do të ishte dakord që të kishte një sulmues të tillë në ekip, dhe bashkë me Kristiano Ronaldon (që besohet se do të vazhdojë), të ketë një dyshe golshënuesish të nivelit të lartë. Në këtë mënyrë mund të synohet zona Champions, pse jo titulli. Junajtidi ka vetëm një problem, që nuk luan në Ligën e Kampionëve, diçka që Levandovski do ta donte me patjetër.
Sfidanti.al