Në Angli po mallkojnë golfin për “martesën saudite”, por këtë nuk e bëjnë për boksin!

Nuk mbeti fjalë e keqe pa u thënë, iu dhanë “munxët” disa yjeve të një sporti aristokratik si golfi, sepse ata bënë “sakrilegjin” për të pranuar një marrëveshje të madhe financiare për të marrë pjesë në një turne të organizuar nga Arabia Saudite. Kanë kaluar shumë pak kohë, por ndryshimi është total që kur mbretëria sunite i kishte punët “grurë” me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, ndërsa tani “fryn erë divorci”. Gjithsesi, ky divorc në pritje nuk i ka prishur ndonjë punë shumë të madhe boksit britanik që ka gjetur “tokën e premtuar” pikërisht në Arabinë Saudite, ashtu si edhe shumë sfida të futbollit si finale të Italisë apo Spanjës. Një duel mes Entoni Xhoshuas dhe kampionit të botës në peshat e rënda profesioniste, Oleksandr Usik, pritet të mbahet pikërisht në Arabinë Saudite.

Sfidanti.al