Federiko Gati, ylli i ri i Italisë dhe Juves ka ngjitur 6 kategori në 6 vjet!

“La Gazeta delo Sport” shkruan se kur ishte fare i ri u detyrua të punonte si murator. Federiko Gati vërtet ka lindur në Piemont, vetëm nja 15 km larg Torinos, por familja e tij nuk ishte e pasur dhe as ai nuk pati fatin për të shkëlqyer në futboll në moshë të re. Mbrojtësi, që u cilësua më i miri në fushë në ndeshjen Angli-Itali për Ligën e Kombeve, e ka nisur karrierën jo nga “zero”, por nga “minusi”. Ai luajti në kategorinë e gjashtë të futbollit italian kur ishte 15 vjeç, me Pavarolon, pastaj në kategorinë e pestë me Verbanian. Në 2020 arriti në Serinë D me Pro Patrian, ndërsa në 2021 kaloi tek Frozinone në Serinë B. Në janar të këtij viti, Juventusi ia bleu kartonin, por e la si huazim tek Frozinone dhe tashmë ai do të bashkohet me “Zonjën e Vjetër”. Debutimi në Serinë A dhe me Italinë bëhet në moshën 23-vjeçare. “Do të doja 1 000 ndeshje të tilla”, – tha ai pasi mori notën 7.5.

Sfidanti.al