Drejtuesit e të kuqve janë nisur me urgjencë drejt Portugalisë për të biseduar me “Kupolën” e Benfikës. Misioni i liverpulasve është që të ulin sado pak kostos për marrjen e sulmuesit Daruin Nunjez. Jo për shifrën totale, që do të jetë sërish 100 milionë euro (rreth 85 milionë paundë stërlina), por për sasinë që do të jepet menjëherë dhe që Benfika e kërkon 68 milionë paundë stërlina, ndërsa Liverpuli shpreson ta ulë në 60! Gjithsesi, duhet nxituar pasi “shqiponjat” portugeze nuk është se “u ka mbetur në derë” Nunjezi. Mançester Junajtidi dhe Atletiko e Madridit e kërkojnë sulmuesin 22-vjeçar uruguajan. Nunjezi vërtet i ka thënë “Po” Jurgen Klopit, por bota e futbollit, si çdo gjë tjetër rrotullohet tek paratë.
Sfidanti.al