Shtatorin e kaluar u fol se Çelsi i ofroi mbrojtësit një kontratë të re dhe rroga do të ishte 140 000 paundë stërlina në javë, siç e llogarisin në Angli. Kjo do të thotë rreth 7 milionë paundë stërlina në vit, apo rreth 8.5 milionë euro, por gjithsesi Andreas Kristenseni nuk ishte dakord. Ai tha se kjo rrogë ishte shumë më e ulët sesa ajo që marrin sulmuesit e Bluve. Së fundmi, lajmi është që Barcelona ka rënë dakord për një kontratë 5-vjeçare me Kristensenin deri në 2027. Nuk jepen hollësi për rrogën, por thuhet se është shumë më e mirë sesa ajo që i ofron Bajernin, që dëshiron të zëvendësojë Zylen. E pra, sa mund të jetë kjo rrogë që e ka kënaqur mbrojtësin e Danimarkës? Dhe si mund të jepet nga një klub aq në krizë sa ai katalanas?
Sfidanti.al