“Kokoshi një thelë”, tek Man. Junajtidi mund të shpenzojnë vetëm 50 milionë në verë!

Një klub si ky i “Old Trafordit” është mësuar që t’ia bëjë “fora”. Mançester Junajtidi njihet si një nga shpenzuesit më të mëdhenj të botës së futbollit, dhe verën e kaluar nxorri nga banka plot 120 milionë paundë stërlina (rreth 144 milionë euro) për të marrë dyshen Kristiano Ronaldo-Xhejdën Sanço, por sot realiteti është ndryshe. Dështimet sportive kanë sjellë edhe probleme financiare, përveç pandemisë së Kovidit. Mediat në Angli raportojnë se trajneri i ri i ekipit do të ketë në dispozicion vetëm 50 milionë paundë stërlina këtë verë nëse “djajtë e kuq” nuk kualifikohen për në Champions. Nëse ia dalin shifra mund të arrijë në 80 milionë paundë stërlina (rreth 96 milionë euro). Në fund të sezonit mund të ketë një “operacion fshesë” në klub sepse mund të largohen Pogba, Lingard, Kavani dhe Mata, por ndoshta edhe Ronaldo. Për trajner të ri mund të luftojnë Ten Hag, Poçetino apo Hazenhytl.

Sfidanti.al