Interi do të kërkojë sonte një mrekulli në fushën e Liverpulit në Champions, dhe në një përballje të tillë luan rol edhe përvoja. Jo vetëm ajo në tërësi në Ligën e Kampionëve, që zikaltërit e kanë shumë më paktë sesa anglezët, por edhe eksperienca e lojtarëve të sotëm të trajnerit Inzagi që kanë provuar atmosferën e “Anfildit”. Xheko është i vetmi që ka arritur të shënojë në “Anfild” ndër lojtarët e zikaltër, madje me dy fanela të ndryshme, me të Mançester Sitit dhe të Romës. Kolarovi, që ka luajtur në fushën e Liverpulit në radhët e Sitit, nuk është në skuadër. Vidali ka qenë vetëm një herë në tempullin e të kuqve dhe nuk do ta harrojë kurrë atë mbrëmje, humbjen 0-4 ndaj Liverpulit në gjysmëfinalen e Championsit në 2019. Gosens e ka provuar këtë stadium sezonin e kaluar, në grup me Atalantën, duke shënuar gol e duke arritur fitore 2-0. Edhe Darmian e Aleksis Sançez kanë qenë atje. Të tjerë lojtarë me përvojë nga “Anfildi”, trajneri Inzagi nuk ka.
Formacioni i mundshëm: Handanoviç, Shkriniar, De Vraj, Bastoni, Damfris, Vidal (Galiardini), Brozoviç, Çalhanoglu, Perishiç, Lautaro Martinez, Xheko (Korrea).
Sfidanti.al