Nuk e nisi ndeshjen titullar, siç ishte mësuar gjithë këto kohë, por gjithsesi e shfrytëzoi momentin. Nedim Bajrami ishte në stol ndërsa Napoli po fitonte 2-0 në fushën e Empolit, edhe pse duke mos e merituar aspak. Vendasit patën mundësi shënimi më parë, një prej të cilëve me Kristjan Asllanin, por Mertens dhe Insinje i dhanë epërsinë ekipit të trajnerit Luçiano Spaleti. Në rezultatin 0-2, trajneri Andreacoli hodhi në fushë shqiptarin tjetër dhe në 7 minuta erdhi përmbysja. Nga minuta e 80-të deri në të 87-ën, toskanët shënuan me anë të Hendersonit, dhe dy herë me Pinamontin. Napolitanët bëmë gabime të rënda, së pari Amir Rrahmani që fali golin e parë, ndërsa më pas portieri Meret. Në fund, në një kundërsulm, Nedim Bajrami shpërtheu në krah dhe pasoi për Pinamontin që siguroi fitoren. Një tjetër asist për mesfushorin kuqezi dhe fitorja e parë e Empolit që nga dhjetori. Në fundit e kishte arritur në stadiumin “Maradona” pikërisht ndaj Napolit, ndërsa italianët e jugut tashmë janë jashtë garës për titull në Serinë A.
Sfidanti.al