Pioli nxehet me mediat: Vlerësojini lojtarët e mi, kanë zemër luani

Me të drejtë ngriti grushtat lart në përfundim dhe pati një shfrim. Trajneri i Milanit, Stefano Pioli kërkoi llogari dhe shprehu gjithë krenarinë për fitoren e karakterit të ekipit të tij në “Olimpiko” ndaj Lacios. “Nëse do të isha në vendin e lojtarëve të mi, – tha ai, – do të isha i zemëruar sepse nuk marrin vlerësimin që meritojnë, ndërsa ata kanë zemër luani. Janë me të vërtetë shumë të fortë. Meritojnë më shumë kredibilitet”. Pioli ndoshta ndihet i ofenduar që vazhdimisht Interi cilësohet skuadra më e mirë e Serisë A, e destinuar për titullin, kur Milani i tij është aty dhe ka shanse të mëdha për t’ia dalë. Siç shkruan “La Gazeta delo Sporti”, “zemra e madhe e Milanit rreh ende për titullin”. “Steka” nga Pioli është vendosur në 86 pikë, ndoshta me kaq, ekipi i tij ia del.

Sfidanti.al