Bajrami ndaj Interit, gol si Panajot Pano apo Zinedin Zidani!

Nuk i mjaftojnë 5 rrjetat dhe 4 asistet në vetëm 20 ndeshje në Serinë A këtë sezon. Nedim Bajrami kërkon t’i tregojë Italisë dhe gjithë Europës se nga çfarë brumi është gatuar, ndërsa shkëlqeu në përballjen e Kupës së Italisë ndaj Interit në “San Siro”. Edhe pse në “gojë të ujkut”, në fushën e ekipit më të fortë në Apenine, Bajrami tregoi klasin e tij duke shënuar një gol që mund ta kishte bërë një Zinedin Zidan, një Dragan Stojkoviç apo edhe legjenda shqiptare, Panajot Pano. Më herët, ai pati një tjetër rast, por gjuajtja e tij përfundoi paksa mbi tra. Në vetëm dy ndeshje të Kupës së Italisë, mesfushori i kombëtares shqiptare ka shënuar 2 gola, pra në total ka 7 rrjeta e 4 asistë. Aspak keq për një mesfushor. Në përfundim u kualifikua Interi që fitoi 3-2 pas kohës shtesë me gola të shënuar nga Aleksis Sançez, Ranokia (në 91’) dhe Sensi.

Sfidanti.al