Sinqeriteti i Vernerit: S’e di pse tifozët e Çelsit më mbështesin kaq shumë?!

Ndoshta këto fjalë zemre nuk do t’i bëjnë shumë punë, pasi ai nuk po mundet që të përshtatet në “Stemford Brixh”, por gjithsesi sulmuesi gjerman i ka fituar disa pikë e kjo mund ta ndihmojë disi. Timo Verner, një nga blerjet e rëndësishme të Çelsit për 60 milionë euro nga Lajpcigu, ka shënuar vetëm 19 gola në 79 ndeshje për blutë e Londrës, ndonëse është një sulmues dhe po habitet edhe vetë nga mbështetja e madhe që ka pasur nga tifozët. “Me të vërtetë, unë nuk e di se përse tifozët e Çelsit janë kaq shumë në krahun tim, – tha ai, – unë jam sulmues dhe duhet të shënoj gola, por nuk po mundem. Po humbas shumë raste. Jam shumë i lumtur nga përkrahja e tifozëve dhe dua që sa më shpejt t’ua shpërblej”.

Sfidanti.al