A thua Mbape do t’i bëjë Paris SG një nder të fundit?!

Është e vështirë të besosh çdo lajm, çdo “seri” të “telenovelave” të transferimeve të yjeve, sepse e kupton se shumë gjëra fshihen pas tyre. Edhe për Kilian Mbapenë është e kotë të çoroditemi duke kthyer kokën majtas-djathtas sa herë ka ndonjë “krismë” me motivin “do të shkojë tek Reali” apo “do të rinovojë me Paris SG”. Së fundmi, tendenca është që Mbape është më pranë një rinovimi në kryeqytetin e Francës, veçsë theksohet se kjo mund të jetë për një periudhë të shkurtër. PSG thuhet se do të ketë trajner Zinedin Zidanin vitin që vjen, ndërsa në ekip mund të afrohen Pol Pogba dhe Frank Kesi, pra përforcimi do të ishte i ndjeshëm. Gjithsesi, duket se Mbapeja thjesht dëshiron t’i bëjë një nder sheikëve, ta detyrojë Realin të paguajë një shumë të konsiderueshme për kartonin e tij, dhe jo që të largohet me parametër zero.

Sfidanti.al