Bajernit nuk i ecën fare, a ua merr dot Manenë klubeve si PSG dhe Reali?!

Robert Levandovski me shumë mundësi është i larguar, dhe Serg Gnabri (një lojtar bavarez) e cilësoi këtë histori si një “turp”. Gjithsesi, “turpi edhe mund të hahet me bukë”, por si i bëhet të kesh ekip të fortë për në Champions sezonin që vjen? Tek Bajerni po e ndjejnë veten në vështirësi, dhe është pikërisht ajo që thotë Lotar Mateus, “lojtarë nuk ndihet edhe aq mirë në klubin bavarez”. U duk se në “Zebener Shtrase” gjetën një zgjidhje pasi Sadio Mane mund të largohet nga Liverpuli për të ardhur në Mynih. Oferta gjermane për anglezët është 30 milionë euro në dorë dhe 10 milionë në bazë të klauzolave. Jo keq për një 30-vjeçar të cilit i ka mbetur edhe 1 vit kontratë në “Anfild”, por “dardha e ka bishtin prapa”. Për sulmuesin e Senegalit kanë hyrë në lojë Paris SG dhe Reali i Madridit. Francezët e duan në vend të Nejmarit, ndërsa spanjollët e duan si alternativë për Mbapenë që nuk erdhi. A mundet Bajerni të konkurrojë financiarisht me këta klube?!

Sfidanti.al