Në Amerikë po krahasojnë këtë Boston me Golden Stejtin e 2015-ës!

Ishte koha kur “Vëllezërit Splesh” “pushtuan me sulm NBA-në”, dhe dolën kampion për të realizuar një vit më pas sezonin rekord të fitoreve, me 73 të tilla në fazën e rregullt ndaj vetëm 9 humbjeve. Golden Stejti i Stef Kërrit dhe Klej Tompsonit kaloi rekordin e madh të Çikagos së Xhordanit, ndërsa tani duket se Amerika po përjeton një fenomen të ri. Boston Sëlltiksat e sotëm po krahasohen me Golden Stejtin e atëhershëm, dhe kjo pas fitores pikërisht në fushën e ish-kampionëve. Në San Francisko përfundoi 120-108 për Bostonin dhe vendosi reagimi i miqve në pjesën e katërt. Ishin lojtarët e formacionit të Sëlltiksave, plus Derrik Uajtin nga stoli që dhanë kontributin më të madh. Al Horford shënoi 26 pikë, Xhejlën Braun realizoi 24 pikë dhe pati 7 topa në tabela e 5 asistë, ndërsa Xhejzën Tatëm pati 12 pikë, por edhe 5 topa në tabela e sidomos 13 asistë. Smart shtoi 18 pikë dhe Uajt 21. “Ne po luajmë gjatë gjithë vitit kështu, – thotë Smart, – gjatë gjithë sezonit nuk na kanë llogaritur, por ne luajmë si skuadër”.

Sfidanti.al