Bajerni provon fatin me Halandin, Levandovski duhet të presë!

Në ceremoninë e Zyrihut, polakun e shoqëroi hierarkia më e lartë dhe e plotë e klubit. Robert Levandovski mori çmimin e lojtarit të vitit 2021 nga FIFA, prej duarve të Oliver Kahnit, ndërsa bashkë me të ishin edhe Hasan Salihamixhiç e trajneri Julian Nagelsman. Gjithsesi, në prapaskenë protagonisti kryesor i Bajernit për momentin nuk është legjenda e sulmit. Mediat pranë “Zebener Shtrases” shkruajnë se bavarezët kanë kontaktuar me agjentin e Erling Halandit, Mino Raiolën, për të mësuar se çfarë shansesh kanë për yllin norvegjez. Komentet janë që Bajerni e di se nëse rinovon tani me Levandovskin, Halandit i mbyllet dera, ndaj nuk ka asnjë telefonatë me agjentin e polakut Pini Zahavi. Të presim se çfarë mesazhi do të marrin gjermanët nga Raiola.

Sfidanti.al