Bavarezët nuk e llogaritën në verë, dhe nuk kanë ndërmend të ndryshojnë qendrimin e tyre as tani. Mediat europiane shkruajnë se Bajerni i Mynihut e ka hedhur poshtë mundësinë për të marrë Kristiano Ronaldon në janar, ndërsa portugezi është futbollist i lirë. Shefi ekzekutiv, Oliver Kahn, është shprehur se “Ronaldo nuk përshtatet me filozofinë tonë si klub”. “Ne e kemi diskutuar edhe më parë këtë gjë, – thotë ai për “Skaj Sportsin” gjerman, – ne kemi një ide të qartë, një filozofi sesi duhet krijuar skuadra. E vlerësojmë shumë lart Kristianon, nuk ka asnjë dyshim, e duam shumë, por ka diçka që nuk përshtatet me idetë tona”.
Sfidanti.al