Spanja si bekim, Gjermania lejon gratë dhe të dashurat në hotelin e kombëtares!

Natyrisht nuk do të jetë një “harbim”, edhe pse dëshira për të qenë ngjitur me njëri-tjetrin këto ditë është më e madhe. Futbollistët e Gjermanisë, ashtu si gjithë lojtarët e tjerë në këtë Botëror, kanë qenë të ndarë nga të dashurat dhe gratë e tyre duke bërë jetë prej “murgu” deri tani. Gjithsesi, barazimi 1-1 ndaj Spanjës e kënaqi Federatën Gjermane dhe trajnerin Hansi Flik që vendosën të bëjnë një ndryshim. Femrat do të lejohen në hotelin e ekipit kombëtar, kjo ndoshta për një natë, ndërsa mediat e cilësojnë si “trajtim për lojtarët e izoluar” që do të jenë më të lumtur. Më pas, dyert e hotelit në shkretëtirë do të mbyllen dhe Gjermania do të përgatitet për ndeshjen vendimtare ndaj Kosta Rikës.

Sfidanti.al