Fillimisht, ai nuk u përjashtuar, por thjesht u la në stol. Kështu iu komunikua portierit të Kamerunit, Onana, se nuk do të ishte titullar ndaj Serbisë edhe pse kishte luajtur kundër Zvicrës. Gardiani i Interit nuk deshi ta pranonte stolin dhe trajneri Song i kërkoi që të largohej nga kombëtarja. Kështu, Onana mbeti jashtë ekipit për sfidën kundër serbëve, dhe lajmi është se Song i kishte kërkuar që të ndryshonte stilin e lojës, që të luante më pak me këmbë sepse e cilësonte të rrezikshme. Statistika është se Onana preku 26 herë topin me këmbë nga 61 gjithsej ndaj zviceranëve. Sidoqoftë, trajneri mund ta kthejë në ekip nëse kërkon falje.
Sfidanti.al