Bajerni nis bisedimet me Totenhemin për Kejnin, thonë në Angli

Këto janë komentet e mediave, ndërsa ende nuk dihet sesa plotësisht e vërtetë është kjo gjë. Harri Kejn edhe mund të shkojë tek Bajerni i Mynihut, ndonëse dëshira e tij e madhe është që të vazhdojë në Premier Ligë, dhe sipas gazetave Bajerni ka nisur bisedimet me Totenhemin. Nuk jepet konkretisht se çfarë po bisedohet (nëse po bisedohet), por dihet se londinezët kërkojnë rreth 100 milionë euro për kapitenin e Anglisë. Besohet se nuk do të ketë problem për t’u marrë vesh lojtari me klubin gjerman.

Sfidanti.al