Po luhej në fushën e një rivali, madje një ekipi që kaloi shpejt në avantazh. Punë e madhe, Bajerni di ta gjejë përgjigjen në Gjermani për çfarëdo situate. Kampionët në fuqi, të udhëhequr nga trajneri Hansi Flik, hodhën një tjetër hap drejt mbrojtjes së titullit me suksesin 4-2 në fushën e Leverkusenit. Edhe pse Lukas Alario kaloi vendasit në epërsi që në minutën e 9-të, bavarezët me përvojën e tyre të jashtëzakonshme, u përgjigjën me qetësi.
Kingsli Koman, Leon Gorecka, Serg Gnabri dhe pastaj Robert Levandovski, ishin autorët e golave në një përmbysje që të merrte mendjen me shpejtësinë e realizuar. Bajerni arriti në kuotën e 70 pikëve, dhe Fliku vazhdoi serinë e tij të madhe të fitoreve. Numri i golave vazhdon të rritet në mënyrë të shpejtë, duke arritur në 90, e duke rrezikuar rekordin e Bundesligës të vendosur nga Bajerni i vitit 1972 me 101 të tillë.
Gjithsesi, Robert Levandovski do ta ketë të vështirë të arrijë rekordin e Gerd Mylerit me 40 rrjeta në një sezon të vetëm. Sulmuesi polak barazoi rekordin personal duke pasur tani 30 gola, e duke qenë vetëm 1 gol larg Lotar Emerihut apo Obamejangut. Vetëm dy lojtarë mbeten përpara tij, Diter Myler që tundi 34 herë rrjetën në 1977, dhe Gerd Myleri që tri herë arriti shifra të frikshme, 36, 38 e 40 gola.
Sfidanti.al