Bajerni mban “fort” Nagelsmanin, por disa lojtarë nuk e pëlqejnë shumë!

Kështu shkruhet në mediat bavareze, të cilat theksojnë se klubi nuk do ta vendosë në diskutim trajnerin e ri të ardhur nga Lajpcigu, edhe nëse ndodh ndonjë “gjëmë” në Champions ndaj Vijarrealit. Sipas këtyre mediave, disa tifozë të Bajernit janë që tani të pakënaqur me punën e Julian Nagelsmanit, duke e vënë në dyshim faktin nëse ai është njeriu i duhur për të drejtuar ekipin e tyre të zemrës. Drejtuesit si Herber Hainer, Oliver Kahn apo Hasan Salihamixhiç e mbështesin Nagelsmanin dhe gjykojnë se skuadra e tanishme e Bajerni nuk është aq e fortë sa ajo e sezonit 2019-2020 që fitoi gjithçka me trajnerin Hansi Flik. Gjithsesi, disa lojtarë duken të pakënaqur, përfshi edhe një apo dy futbollistë të rëndësishëm që ia kanë shprehur kritikat e tyre drejtpërdrejt. Shqetësimi është për stilin tepër sulmues.

Sfidanti.al