Imobile kalon Vlahoviçin në garën për “Këpucën e Artë” në Itali

Xhenoan e ka “viktimën” e preferuar, dhe sulmuesit gjithnjë e kanë një të tillë. Çiro Imobile ka 14 gola në 14 ndeshje ndaj ligurëve, ndërsa realizoi 3 herë duke ndihmuar Lacion të fitonte 4-1 jashtë fushe në Serinë A, dhe të ndiqte kualifikimin europian. Ndoshta Championsi mund të mos arrihet për shkak se Juventusi është larg, por ndoshta Liga e Europës. Imobile barazoi numrin e tregolëshave në Serinë A të Kavanit dhe Di Natales, nga 7 secili. Ai ka lënë pas Dushan Vlahoviçin në garën për Këpucën e Artë këtë sezon në Serinë A, me 24 rrjeta ndaj 22 të serbit të Juventusit. Imobile ka 179 gola në Serinë A duke lënë pas një legjendë si Xhampiero Boniperti. Ai është në vendin e 14-të të të gjitha kohëve, dhe besohet se do të ngjitet shumë më lart. Sulmuesi italian pritet të kalojë shpejt Kualjarelën, Batistutën, Xhilardinon, Del Pieron, Sinjorin, Kurt Hamrinin, Roberto Baxhon. Nga Di Natale, që është në vendin e gjashtë të të gjitha kohëve, atë e ndajnë 30 gola, ndërsa nga Meaca që është i katërti, e ndajnë 37.

Sfidanti.al