Bajerni humb Levandovskin për PSG-në, ylli është 4 javë jashtë

Si mund të shkojnë punët kur nuk ke në dispozicion lojtarin tënd më të mirë, ndërsa kundërshtari mund të jetë me “arsenalin” të plotë. Ky fat i keq po i qëllon Bajernit të Mynihut pikërisht në fazën vendimtare të sezonit në Bundesligë e sidomos në Champions, pasi Robert Levandovski do të mungojë afërsisht për 4 javë. Kjo do të thotë se sulmuesi polak do të humbasë fillimisht sfidën e kreut me Lajpcigun në kampionain gjerman, si dhe dy duelet ndaj Paris SG në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Francezët në të kundërt, pritet të kenë Kilian Mbapenë dhe Nejmarin në dispozicion pasi braziliani u kthye nga dëmtimi. Në përsëritjen e finales së vjetshme, PSG qëlloi me më shumë fat, të paktën deri tani. Levandovski dëmtoi ligamentet e gjurit në ndeshjen që Polonia fitoi 3-0 në Varshavë ndaj Andorrës në eleminatoret e Kupës së Botës ku shënoi 2 gola.

Sfidanti.al