Bajerni është favorit, veçse në Frajburg nuk ka asgjë të sigurt

Fitorja 4-0 ndaj Unionit të Berlinit la pas zhgënjimin e dy barazimeve radhazi në Bundesligë dhe krijoi sërish një distancë sigurie me Dortmundin. Gjithsesi, Bajerni nuk mund të “flejë mbi dafina”, jo vetëm sepse nuk ka bindur plotësisht këtë sezon, por edhe sepse kundërshtari mund të quhet i fortë dhe i rrezikshëm. Frajburgu ka 6 ndeshje pa humbje dhe është në vendin e 5-të, duke pretenduar për kualifikimin në Champions sezonin e ardhshëm. Luhet këtë të shtunë në 15:30 dhe trajneri Nagelsman pak a shumë e di formacionin. Me mungesat e Zyles, Dejvisit apo Goreckës, do të luhet me Nianzunë, Musialën dhe me ndonjë ndryshim pozicioni në mbrojtje. Levandovski vazhdon të kërkojë golat për rekordin e ri në Bundesligë, ndërsa Tomas Myleri kërkon për kontributin e 35-të për gol tek Bajerni këtë sezon. Besohet se Gnabri do të kthehet në formacion, edhe pse nuk ka qenë në maksimum.

Bajerni: Nojer, Pavar, Nianzu, Upamekano, Lykas Hernandez, Kimih, Musiala, Myler, Gnabri, Koman, Levandovski.

Sfidanti.al