Në Angli flasin me paundë stërlina dhe mesfushori portugez do të ketë 240 000 të tilla në 7 ditë, që do të thotë 290 000 euro në javë afërsisht, apo mbi 15 milionë euro në sezon. Kjo ishte lëvizja e Mançester Junajtidit për Bruno Fernandesin, i cili ka shkëlqyer që kur ka ardhur në ekip në janar 2020. Portugezi ka 49 gola në 117 ndeshje, aspak keq për pozicionin e tij në fushë (edhe pse me shumë penallti), dhe kontrata e tij u rinovua deri në 2026, por me mundësi për t’u zgjatur edhe një sezon tjetër. Nuk dihet nëse në “Old Traford” mendojnë për të vazhduar edhe me portugezin tjetër, legjendën Kristiano Ronaldo që ka kontratë deri në 2023.
Sfidanti.al