Milan-Bolonja, Zhiru mund të lerë në stol Ibrën!

Trajneri Stefano Pioli duhet të hedhë në fushë të formacion që mendon se mund të jetë më i miri për ta fituar ndeshjen. Milani këto kohë ia ka dalë mbanë, por gjithsesi çdo ndeshje është e vështirë, e tillë edhe kjo në “San Siro” ndaj Bolonjës në Serinë A. Bolonjezët e kanë në spital trajnerin e tyre, Sinisha Mihajloviç, dhe dotë luajnë edhe për të, ndërsa kuqezinjtë kanë ndonjë dyshim në përbërje. Nëse Menja është në portë dhe katërshja e mbrojtjes konfirmohet me Kalulun dhe Tomori në qendër, e po ashtu Tonali është i paprekshëm në mesfushë, në krah të Leaos në sulm pritet të jetë Olivie Zhiru. Francezi jepet favorit ndaj Zllatan Ibrahimoviçit, ndonëse asgjë nuk është vendosur përfundimisht.

Milani: Menja, Kalabria, Kalulu, Tomori, Teo Hernandez, Tonali, Benaser, Mesias, Kesi, Leao, Zhiru.

Sfidanti.al