Mançester Siti humbet Ruben Diasin për sfidën për titull ndaj Liverpulit

Do të mungojë gjithashtu edhe në ndeshjen e parë çerekfinale në Champions ndaj Atletikos, ndërsa do të jetë minus për ekipin në 3 ndeshje radhazi. Nuk ishte momenti për dëmtim, por ja që kështu ndodhi me Ruben Diasin, qendërmbrojtësin e fortë të Mançester Sitit, që nuk do të luajë në ndeshjen vendimtare për titull në “Etihad” në 10 prill ndaj Liverpulit. Përveç sfidës së Premier Ligës, portugezi do të humbasë fillimisht Bërnlin në Premier Ligë dhe pastaj Atletikon në Ligën e Kampionëve.

Sfidanti.al