Shorti “dënon” Francën e Gjermaninë, për Brazilin nuk ka dyshime

“Selesao” thuajse gjithnjë ka qenë favorite për të fituar Kupën e Botës, edhe pse ia ka dalë 5 herë e shumë herë të tjerë ka dështuar. Brazili është sërish favorit për të fituar Botërorin  që këtë herë do të luhet në Katar, ndërsa pas tij ka pasur ndryshime në parashikime. Shorti ndikoi dhe Anglia u ngjit nga vendi i tretë në të dytë, duke zbritur Franca (në foto) në pozicionin më të ulët të “podiumit”. Kampionët e botës në fuqi nuk ishin të vetmit që humbën ndonjë vend. Edhe Gjermania e trajnerit Hansi Flik zbriti na vendi i 5-të në pretendime, në vendin e 6-të. Belgjika dhe Portugalia nuk patën ndryshim duke qenë në 8 kandidatët e parë për titullin, ndërsa Kroacia është më pas.

Pretendentët para shortit: Brazili, Franca, Anglia, Spanja, Gjermania, Argjentina, Belgjika, Portugalia.

Pretendentët pas shortit: Brazili, Anglia, Franca, Spanja, Argjentina, Gjermania, Belgjika, Portugalia.

Sfidanti.al