Mediat gjermane nuk e lënë aspak të qetë klubin bavarez duke ia “nxjerrë petët lakrorit”. Kështu, nga Bavaria shkruhet se tek Bajerni i Mynihut kanë shpenzime të mëdha kur vjen puna tek rrogat, sidomos tek lojtarët kryesorë. Të tillë si Levandovski, Nojer, Myler, Sane, Kimih, Lykas Fernandez, Gorecka dhe Koman kanë në total 154 milionë euro rrogë në vit. Këta 8 lojtarë marrin më shumë sesa 8 më të paguarit e Man. Sitit, Man. Junajtidit, Liverpulit apo Barcelonës. Natyrisht, Levandovski mund të largohet, por gjithsesi le të flasim për rrogat që janë dhënë në Mynih deri këtë sezon.
Sfidanti.al