“Ç’sjell ora nuk e sjell viti”, thotë populli dhe kështu mendojnë gjithashtu edhe drejtuesit e klubit zikaltërt. Mediat italiane komentojnë se Interi do të nxitojë për Kristjan Asllanin, duke pasur edhe konkurrencën e Milanit apo Napolit, dhe kërkon një marrëveshje me Empolin. Bepe Marota apo ndonjë tjetër do të takohen që këtë javë me përfaqësues të toskanëve për t’i bindur ata dhe po ashtu futbollistin shqiptar se e ardhmja duhet të jetë me fanelën interiste. Trajneri Inzagi do ta donte mesfushorin kuqezi menjëherë, për ta pasur si mbështetje për Marcel Brozoviçin, ndonëse Empoli nuk ka dëshirë ta humbasë për sezonin që vjen. Interi jep Espoziton plus një shumë financiare, ndërsa toskanët do të duan të paktën 15 milionë euro.
Sfidanti.al