Finalja e NBA-së: Është radha e Kërrit apo e fuqisë së Bostonit?!

Dy ekipe me mjaft tituj do të ndeshen për titullin e madh, ndonëse vetëm Lejkërsat janë baraz me Sëlltiksat për “kurorat” e fituara në histori. Finalja e madhe e NBA-së mund të ketë më në fund protagonist Stef Kërrin, ose fuqinë atletike dhe fizike të Bostonit. Mediat amerikane analizojnë se Kërri nuk ka qenë asnjë herë më i miri i finaleve, ndonëse ka fituar 3 tituj në karrierë. Kjo sepse në finale kanë qenë yje si Lebron Xhejmsi apo Kevin Duranti, dhe sepse shpesh Kërri nuk ka qenë vetvetja, madje shpesh është vlerësuar më shumë Iguodala. Natyrisht, Golden Stejti do të ketë edhe Klej Tompsonin, Drejmond Grinin, Uiginsin, Lunejn e të tjerë. Bostoni, ndërkaq, përfaqëson një sfidë shumë të ashpër, ndonëse nuk e ka në favor faktorin fushë. Sëlltiksat vlerësohen si tepër të fuqishëm, shtatlartë dhe agresivë, që luajnë mbrojtje të fortë dhe luftojnë në tabela. Xhejzën Tatëm, Al Horford, Robert Uilliams, Grant Uilliams apo Daniel Teis janë armët e tyre më të fuqishme.

Sfidanti.al