Babai i Mesit i jep shpresë Barcelonës

Thuhet se këtë të martë do të lajmërohet kalimi i superyllit argjentinas në Arabinë Saudite. Jo pak, por 400 milionë euro në sezon flitet për rrogën e Lionel Mesit tek Al Hilali, por gjithsesi babai i tij i ka bërë tifozët e Barcelonës që të besojnë se mund të ndodhë mrekullia. Pra, që Mesi të kthehet në “Kamp Nou”. E sigurt, që Barça nuk i jep dot jo më 400 milionë euro në sezon, por as 100 milionë, e madje edhe 50 milionë euro do të ishin përtej imagjinatës. Të shohim çdo të sjellë e marta.

Sfidanti.al