Interi shprehet me besim në prag të finales së Championsit

Trajneri Simone Inzagi thotë se nuk ka frikë nga skuadra më e fortë e botës, por vetëm respektin maksimal. Tekniku i Interit thotë se ka besim tek fitorja në finalen e Championsit ndaj Mançester Sitit. Ndërkaq, Romelu Lukaku fton heronjtë e vitit 2010 që të shohin finalen e Stambollit, duke thënë se në ekip ndihet ajo frymë si atëherë. Lautaro Martinez thotë se do të ishte njëlloj nëse do të luante në krah të Xhekos ose të Lukakut, ndërsa Dimarko thotë fjalët e Murinjos se “për ne fitorja e Championsit është një ëndërr, ndërsa për Sitin është një fiksim”.

Sfidanti.al