Autografi në fanelën e Junajtidit flet vetë për Halandin!

Nuk besohet se do të mund të luajë që këtë sezon në skuadrën që dashuron më shumë, por gjithsesi rrugën e duhur e ka marrë. Mançester Junajtid pritet të bëjë të vetin Erling Halandin për një shumë të përgjithshme prej 90 milionë eurosh. Sulmuesi 19-vjeçar i Salcburgut ka një klauzolë transferimi prej vetëm 24 milionë eurosh, por besohet se Junajtid do të jetë detyruar të shpenzojë mjaft për të shmangur konkurrencën, por edhe do të duhet t’i japë një rrogë të lartë në një kontratë afatgjatë, për ta mbajtur të lidhur në “Old Traford”.

Halandi pritet të huazohet në Gjermani tek Lajpcigu në gjysmën e dytë të sezonit, për t’u mësuar me ritmin e një lige të niveli të lartë siç është Bundesliga, përpara se të kalojë në Premier Ligë ndoshta verën e ardhshme. Së fundi, sulmuesi nga Norvegjia u fotografua duke vënë autografin në një fanelë të Mançester Junajtidit, e cila iu ofrua nga një tifoz.

Sfidanti.al