Liverpul, Jurgen Klop kundër datave të Botërorit të Klubeve

Turi I forcës I Liverpulit është në kulmin e zhvillimit të tij dhe trajneri I ‘The Reds’, Jurgen Klop nuk la t’I shpëtonte rasti që të ngrinte zërin e tij te FIFA.

‘Jemi të përqendruar te ky Botëror Klubesh-pranoi Klop-por nuk duhet të ketë turne të tjerë në mes të një sezon. Të luash në turne madhorë është dicka e mirë, por duhet të sigurohemi që të mos luhen të gjitha në të njëjtën periudhë’.

Vlen të theksohet se Liverpuli do të luajë të enjten me të rinjtë në cerekfinale të Kupës së Ligës ndaj Aston Vilës. Ndërkaq pasditen e së mërkurës, Liverpuli do të luajë gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve ndaj skuadrës meksikane të Monterrej. Është ky një kompeticion që e sheh skuadrën e Klopp në dy ndeshje, sfida me Uest Hemin u shty, ndërsa ndaj Aston Vilës në Kupën e Ligës sic e thamë do të luajë me të rinjtë pasi për këtë kompeticion nuk kishte datë disponibël në kalendar.

Pak kohë më parë FIFA konfirmoi zgjerimin e formatit të Botërorit të Klubeve duke e cuar në 24 numrin e skuadrave pjesëmarrëse, format që do të nisë të zbatohet në 2021 në Kinë dhe do të luhet në periudhën qershor-Korrik

Sfidanti.al