Asllani bën provat për titullar tek Interi, Brozoviç një muaj jashtë fushe!

Pritej që të luante që këtë të shtunë pasi mesfushori kroat mbetet i pezulluar. Gjithsesi, Kristjan Asllani mund të ketë një shans shumë më të madh se kaq. Marcelo Brozoviç u dëmtua në ndeshjen e kombëtares së Kroacisë në Vjenë ndaj Austrisë dhe mediat shkruajnë se ai do të jetë të paktën 1 muaj pushim. Kjo do të thotë se trajneri i Interit, Simone Inzagi, do të hedhë sytë nga 20-vjeçari shqiptar për të mbushur formacionin. Ka shqetësime nëse Asllani është gati për të luajtur si titullar për një muaj me radhë! Gjithsesi, “La Gazeta delo Sport” shkruan se Inzagi duhet t’i hedhë sytë nga loja e mesfushorit në kombëtaren shqiptare për të kuptuar se mund të mbështetet tek ai.

Sfidanti.al